Jonida Maliqi ishte sot e ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi ku ka folur rreth jetës personale dhe asaj profesionale. E pyetur se si ishte viti 2021 për të, referuar lajmeve që janë shkruar për të, Ermali e pyet nëse është mirë të ndahet me publikun jeta private.
“Nuk ia vlen, në mënyrë absolute. Megjithatë unë i jetoj gjërat dhe më është dashur në momente të caktuara ti ndaj me publikun, por jo më. Jeta private duhet të mbetet private. Kam marrë një leksion të mirë”.
Por, a pret ajo një dashuri zemre në 2022? “Ku e di ti që s’e kam”- iu përgjigj Jonida Ermalit duke ngritur goxha pikëpyetje.
Mes të tjerash, Jonida foli edhe për “Festivalin e Këngës”, duke thënë se nuk e mendoi dy herë, por tha ‘Po’ menjëherë duke qenë se është rritur në festival artistikisht dhe fizikisht, një veterane e festivaleve.
“Ishte një “Po” e madhe dhe pse nuk është hera e parë që prezantoj Festivalin. Këtë vit formati është akoma jashtë klishesë dhe jashtë standardit… Kam qenë një veterane e kompeticioneve dhe festivale, jam rritur me çmime, disfata, netë finale dhe jo të tilla, gjithmonë kam qenë e dashuruar pas kompeticionit, garës së festivalit”.