MENU
klinika

Tronditet merkatoja

Juventus “sakrifikon” de Ligt për të marrë Vlahovic

28.12.2021 - 13:10

Mediat italiane sot kanë trazuar jo pak merkaton me artikujt rreth kësaj teme, sidomos me Matthijs de Ligt. Raportohet se Juventus do të ishte gati ta sakrifikonte atë për të shkuar te Dusan Vlahovic në verë.

“Zonja e Vjetër” është përpara të gjithëve, falë mirëkuptimit me talentin serb. Strategjia për të arritur tek ai është shitja e mbrojtësit holandez për një shifër nga 60 deri në 85 milionë euro.

Një operacion që do të mbyllej me dy goditje të tjera: Alessio Romagnoli në mbrojtje dhe Paul Pogba në mesfushë, me qendërmbrojtësin e Milanit dhe mesfushorin e Manchester United që mund të zbarkojnë në Torino si lojtarë të lirë (falas).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN