Iliri Shaqiri është një nga banorët më të komentuar të “Big Brother VIP” i cili po portretizohet edhe si një nga pretendentët për të fituar reality-show. Teksa shumë persona e konsiderojnë si inteligjent dhe njeri model i cili ka ndërtuar një karrierë të suksesshme jashtë, duket se ka të tjerë që nuk mendojnë kështu.
Madje, edhe figura publike. Konkretisht po flasim për Oni Pustinën, i cili ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithve. Ai ka lënë një koment për Ilirin në faqen zyrtare në “Big Brother VIP”, ku nuk ka thënë gjëra të bukura.
Oni shkruan se Iliri ka një jetë që xhelozon shqiptarët e suksesshëm në Itali dhe se përpiqet përmes intrigave që të jetë në nivelin e tyre. Ai thotë se uron që balerini ta fitojë “Big Brother VIP” që më në fund të ndihet edhe ai i realizuar e mos të sillet më si burrë me gjak gruaje.
“Ka nje jete qe jeton nen hijen e Kledi Kadiut,”mikut” te tij me te ngushte!Ka nje jete qe xhelozon per cdo shqiptar te realizuar ne shtetin fqinj,Leoni,Tare,Klajsi e te tjere.Ka nje jete qe perpiqet me cdo menyre dhe intrige qe te jete sado pak ne nivelin e tyre duke minimizuar arritjet e tyre dhe duke u perpjekur madje edhe tju zer vendin me menyren e tij ortodokse.Prandaj une vertet shpresoj qe Shaqiri ta fitoj BBV,qe me ne fund edhe ai te ndjehet i realizuar e te mos vuaj me suksesin e miqve apo ish miqve te tij ne Itali,e mbi te gjitha mos te mos sillet me si burre me gjak gruaje!forca Shaqir!”
Theksojmë se Oni është një nga shqiptarët e njohur në Itali dhe ka qenë pranë Maria De Filippit për shumë kohë.Ai ka qenë i martuar me një nga balerinat e saj historike në “Amici”, Ambeta Toromanin. Gjithashtu, Oni ka qenë edhe postier për disa sezone në emisionin tjetër të Marias “C’e posta per te”.