MENU
klinika

“18 dhjetori pati llogari dhe racionalitet, 11-ta pasion”

Kadilli: Më vjen keq që jemi të ndarë

23.12.2021 - 22:54

Ish-kandidati për Kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli i ftuar në “Real Story” në News 24 ka treguar arsyet se pse ishte i pranishëm në 2 Kuvendet. Kadilli tha se në Kuvendin e datës 11 kishte më shumë pasion pro Berishës dhe kundër Bashës, ndërsa në 11 dhjetor kishte më shumë llogari politike e racionalitet.

Ai tha se nuk mund të kërkohet rikthimi i Barishës pasi do kalonim nga shiu në breshër.

“Në Kuvendin e datës 11 kishte më shumë pasion pro Berishës dhe kundër Bashës, ndërsa në 11 dhjetor kishte më shumë llogari politike e racionalitet. Më vjen keq që jemi ndarë, arsyeja është ndarë nga pasioni. Deri më sot jam përpjekur t’i flas arsyes, njerëzve që duan të dëgjojnë. 24% e të anketuarve brenda PD-së nuk duan asnjë nga 2 liderët. Banalitetet, përplasjet e ditëve të fundit po i lodhin njerëzit. Kemi të bëjmë me dy persona me 2 axhenda personale.  Berisha e kuptoi që PD ka nevojë për ndryshim. PD po rrezikon të gëlltisë gënjeshtra për taq çuar drejt rrënimit.  Unë besoja se në politikë të mbante morali dhe se nuk duhet ndryshim në statut për dhënien e dorëheqjes në rast humbje zgjedhjesh. Në 2 Kuvendet unë nuk kam shkuar për Bashën e Berishën, por të flisja me njerëzit. Ka njerëz që kërkojnë rrugëzgjidhje dhe kanë nevojën të dëgjojnë. Duhet të ikë Basha dhe jo të vijë Berisha. Nuk mund të kalojmë nga shiu në breshër.

 

Nga ana tjetër ish-anëtari i Kryesisë Gent Malko, u shpreh se PD ka vdekur pasi ka vdekur në përmbajtje. Ai shprehu nevojën për largimin e atyre të lidhur me të shkuarën dhe ardhjen e një ekipi e drejtuesi të ri.

“Unë nuk kisha si të shkoja në 2 Kuvende ku nga një anë Berisha e mbajti partinë në mënyrën më autokratike dhe Bashën që është ai që njohim prej vitesh. Të gjithë kënduan o këngën e njërit ose tjetrit. Ka vetëm një zgjidhje, të jemi të ndershëm me veten. Çdo zgjidhje tjetër por jashtë atyre dyve. PD ka vdekur sepse ka vdekur në përmbajtje. Të ikin të gjithë ata që janë të lidhur me të shkuarën dhe të nxirret një drejtues i ri nëpërmjet konkurencësë.