MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 13

Kastrioti mposht Egnatian dhe beson te mbijetesa

12.12.2021 - 17:00

Kastriotit i mjafton goli i Spartak Ajazit ndaj Egnatias ku merr tre pikë mjaft të vlefshme për zonën e mbijetesës në Kategorinë Superiore, ku triumfojnë pas dy muajsh.

Pjesa e parë ishte një 45 minutësh i vakët pa raste të rrezikshme. Shifrat u zhbllokuan në fraksionin e dytë të lojës, më ekzaktësisht në minutën e 62′ ku Spartak Ajazi u tregua i saktë me kokë pas asaj goditjeje dënimi të krosuar nga Arbër Basha.

Allmuça la skuadrën me 10 lojtarë në minutën e 80′ pas një ndërhyrjeje të rrezikshme ndaj kundërshtarit të tij dhe arbitri kryesor Juxhin Xhaja i jep kartonin e dytë të verdhë duke lënë skuadrën në inferioritet numerik.

Ky sukses për skuadrën e Ramadan Ndreut e mban sërish në vendin e fundit në kuotën e 8 pikëve, ndërsa kjo disfatë për rrogozhinasit e mbajnë përsëri në vendin e 9 në kuotën e 11 pikëve.