MENU
klinika

Analiza

Katër mënyra për të parandaluar pushtimin e Ukrainës nga Rusia

11.12.2021 - 14:21

Nga Dov S. Zakheim, The Hill

Rusia vazhdon të dërgojë trupa ushtarakë në kufi me Ukrainën, dhe deri në fillim të vitit të ardhshëm besohet se numri i trupave do të arrijë në 175,000. Pasi aneksimit të Krimesë në vitin 2014, dhe më pas mbështetjes së provincave separatiste Donetsk dhe Luhansk, Moska tani duket e gatshme të marrë të dyja provincat dhe të pushtojë Ukrainën lindore.

Për më tepër, duke i bërë jehonë justifikimit të Hitlerit për marshimin në Sudetenland në vitin 1938, Kremlini do të argumentojë se ai thjesht po përmbush vullnetin e rusishtfolësve që pretendojnë se janë turpëruar nën sundimin e Kievit. Dhe nëse Rusia pushton Ukrainën lindore, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi do të përgjigjen me një raund tjetër sanksionesh, dhe për këtë nuk mund të ketë dyshim se presidenti rus Vladimir Putin më pas do të rikthejë synimet e tij për të pushtuar pjesën e mbetur të vendit, ashtu siç Hitleri më pas pushtoi të gjithë Çekosllovakinë.

Megjithatë, pushtimi i Ukrainës nuk është i pashmangshëm. Këshilltari i Putinit për sigurinë kombëtare, Yuri Ushakov, i cili shërbeu nga 1998-2008 si ambasador i Moskës në Uashington, ka deklaruar se askush nuk ka të drejtë të ankohet për forcat ruse që ushtrojnë në territorin e tyre. Me fjalë të tjera, Kremlini ka identifikuar mënyra të tjera, nëse arrin në përfundimin se një pushtim do të ishte shumë i kushtueshëm – jo vetëm politikisht dhe ekonomikisht, por edhe ushtarakisht, raporton abcnews.al

Administrata e Biden ka fuqinë për ta shtyrë Putinin drejt këtij përfundimi. Në takimin e tyre prej dy-orësh të martën, Biden ia bëri të qartë Putinit se një sulm rus ndaj Ukrainës do të shkaktonte pasoja shumë të rënda. Administrata e tij po shqyrton hapat për të ndihmuar forcat ukrainase, veçanërisht duke miratuar dërgesat e raketave shtesë antitank Javelin dhe sistemeve të tjera mbrojtëse për qeverinë e Kievit.

Përveç kësaj, zyrtarët e administratës Biden e kanë kërcënuar Putin se do të vendosin sanksione që do të rezultonin në “dëme për ekonominë ruse”, të cilat thuhet se përfshijnë përjashtimin nga sistemi ndërkombëtar i transfertave ndërbankare SWIFT, sanksione ndaj bashkëpunëtorëve më të afërt të Putinit dhe ndoshta edhe anulimin e gazsjellësi Nord Stream 2 për në Europë.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara mund të bëjnë shumë më tepër. Si fillim, në përgjigje të kërkesës së Kievit për një gamë të gjerë aftësish, duke përfshirë mbështetjen e luftës elektronike, Uashingtoni duhet të ndërtojë një transport ajror masiv përgjatë linjave të transportit ajror të Berlinit të vitit 1948 dhe transportit ajro në Luftën e Yom Kipurit të vitit 1973.

Amerika mund të bëjë me shpejtësi një transport të tillë ajror dhe armësh. Duke qenë përgjegjës për koordinimin e furnizimit të Pentagonit me pajisje për Britaninë në Luftën e Falklands të vitit 1982, u mrekullova me shpejtësinë me të cilën ushtria amerikane dërgoi materiale nga depot e saj në ishullin Britanik Ascension në Atlantikun e Jugut, ndonjëherë duke e bërë këtë në më pak se dy ditë, raporton abcnews.al

Në vitin 1982, Pentagoni ishte në gjendje të plotësonte çdo kërkesë të Britanisë për ndihmë; sot duhet të bëjë të njëjtën gjë për Ukrainën.

Përveç kësaj, Uashingtoni duhet të vendosë menjëherë Forcat Operative Speciale në Ukrainë për të ndihmuar në organizimin dhe mbështetjen e mbrojtjes së vendit. Nuk ka rëndësi nëse e bën këtë publikisht ose jo; rusët do ta dinë saktësisht se kur njësitë amerikane kanë zbarkuar në tokën ukrainase.

Së treti, administrata Biden duhet t’i bëjë thirrje Britanisë dhe aleatëve të saj të tjerë të NATO-s që të kontribuojnë me operatorët e tyre specialë për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës. Aleatët e NATO-s nuk mund t’i lejojnë vetes diçka të tillë ndërsa Rusia po bën planet e saj për të pushtuar të gjithë Ukrainën. Objektivi tjetër i Putin mund të jetë një shtet i NATO-s – me shumë mundësi një nga shtetet baltike.

Më në fund, Uashingtoni mund të tregojë forcën detare në Detin e Zi për të nënvizuar vendosmërinë e tij se, ndryshe nga Krimea në 2014 ose Gjeorgjia në 2008, këtë herë agresioni rus nuk do të mbetet pandëshkuar. Një përgjigje e fortë amerikane dhe perëndimore do të ishte një mesazh i rëndësishëm – jo vetëm për Putin, por edhe për presidentin kinez Xi Jinping, pretendimet e të cilit se Tajvani është pjesë integrale e Kinës i bëjnë jehonë pohimeve të përsëritura të Putin se Ukraina është historikisht pjesë e Rusisë.

Nëse Perëndimi dështon të pengojë forcat ruse nga marshimi në Ukrainë, Kina mund të arrijë në përfundimin se veprimi kundër Tajvanit nuk do të provokonte asgjë më shumë se një përgjigje po kaq të dobët. Nga ana tjetër, nëse Rusia do të tërhiqej nga një pushtim dhe, në frymën e deklaratës së Ushakovit, do të pohonte se nuk po bënte asgjë më shumë se kryerja e një stërvitjeje të madhe në territorin e saj, Kina mund të ri-mendojë planet e saj për rimarrjen e Tajvanit.

Dhe kjo do të tregonte se ndikimi amerikan është ende i fuqishëm, jo ​​vetëm në Europë, por edhe në Azi.