MENU
klinika

Nisin zyrtarisht punimet

Këlliçi: Kuvendi është legjitim, ja roli që merr Oerd Bylykbashi

11.12.2021 - 13:26

Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur zyrtarisht punimet

Kryetari i këtij komisioni, Belind Këlliçi pohoi se demokrati Oerd Bylybashi do të marrë një rol, që ka të bëjë me paraqitjen e ndryshimeve statutore të PD.

Mes te tjerash Kellici tha se ky Kuvend eshte legjitim, pasi ka firmat e delegateve.

“Numri total i delegatëve është 7646 . ¼ do të thotë që nevojitet minimalisht. 4200 formularët që janë depozituar janë firmëtarë delegatë dhe janë të pranishëm. Numri i delegatëve që kanë thirrur Kuvendin është më i lartë. në zbatim të statutit deklaroj se ky Kuvend është i thirrur ligjërisht sipas statutit të PD.

Sekretariati teknik ka paraqitur dy kërkesa që kërkojnë vendimarje nga Kuvendi. Nga ky moment Kuvendi ka nisur punimet zyrtarisht. Kërkesë 11 dhjetor 2021, në zbatim të nenit dhe statutit të PD një grup anëtarësh të këshillit kombëtar që janë më shumë se ¼ e tij, sipas firmave, propozojnë miratim të projekt/ndryshimeve të statutit të PD. Për paraqitjen e ndryshimeve statutore, ngarkojmë zotin Bylykbashi. Delegatët janë njohur me projektstatutin në dosjen e punës.”, tha Këlliçi.