MENU
klinika

Sukses pas suksesi

Këngëtarja shqiptare, më e dëgjuara në radiot amerikane!

29.12.2021 - 12:25

Ava Max është një tjetër emër shqiptar që ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm. Fama e saj ka tejkaluar kufijtë amerikanë duke u bërë gjithashtu një zë i fuqishëm në industrinë muzikore shqiptare e jo vetëm.

Këngëtarja po e përmbyll vitin 2021 me suksese të shumta dhe gjatë këtij viti është dëgjuar nga mbi 1.6 miliard dëgjime në Spotify. Lajmi është bërë i ditur nga një prej faqeve të fansave të publikuar në Twitter, të cilin më pas shqiptarja e ka rishpërndarë në InstaStory.

“Ava Max e mbyll vitin 2021 duke grumbulluar mbi 1.6 miliard dëgjime në Spotify, 35 milionë dëgjues të përmuajshëm, 1.3 miliard shikime në YouTube, në top 50-shen e hiteve në Billboard Hot 100, me numrin nëntë për këngën më të transmetuar në radiot amerikane dhe artistja më e transmetuar në radio amerikane nga Atlatnic Records”.

Ndërsa Ava nuk mundi t’iu besojë syve dhe shprehet kështu:

“Kjo është çmenduri, faleminderit për mbështetjen ndaj meje dhe muzikës time në mënyrën si e bëni”, shkroi këngëtarja.