MENU
klinika

Ja rezultatet e votimeve

Këshilli Kombëtar i PD-së vendos shkarkimin e Palokës dhe disa anëtarëve të Kryesisë!

12.12.2021 - 20:35

Me 251 vota pro, 4 kundër 2 të pavlefshme, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka vendosur shkarkimin e kryetarit të këtij institucioni, Edi Palokën si dhe disa anëtarë të Kryesisë së partisë.

Anëtarët e Kryesisë të shkarkuar janë Flamur Noka, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Albana Vokshi, Oerd Bylybashi pasi morën pjesë në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Berisha një ditë më parë.

Anëtarët e Këshillit Kombëtar gjithashtu votuan pro shkarkimit të disa sekretarëve, Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Këlliçi dhe Ledina Mandia.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar se emrat e propozuar, nuk do të përjashtohen nga partia por vetëm shkarkim nga funksioni i tyre.
Sipas tij, ata nuk respektuan thirrje për zhvillimin e Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit, por organizuan struktura paralele, duke iu referuar Kuvendit të djeshëm të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.