Këshilli Kombëtar i Partisë Dmeokratike ka zgjedhur ditën e sotme kryetaren e re, e cila do të jetë Arta Sakja, që zëvendëson në këtë post Edi Palokën, i shkarkuar rreth 1 javë më parë.
Ndërkohë, janë zgjedhur edhe anëtarët e rinj të Kryesisë dhe Sekretarët e rinj të Partisë Demokratike, pas shkarkimit të anëtarëve që iu bashkuan Sali Berishës në Kuvendin e 11 Dhjetorit.
Vendimet e Këshillit Kombëtar të PD-së:
Kreshnik Çollaku – Sekretar për Emigracionin
Flamur Hoxha – Sekretar Organizativ
Indrit Sefa – Sekretar për Ligjet dhe Zgjedhjet
Roland Bejko – Sekretar për Pushtetin Vendor
Në Kryesi: Agron Kapllanaj, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi, Helidon Bushati, Xhelal Mziu