MENU
klinika

Çfarë nuk u tha lart e poshtë!

Kjo qenka arsyeja e vërtetë e operacionit të Bora Zemanit

19.12.2021 - 11:54

Një javë më parë Bora Zemani iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Vetë moderatorja e bëri të ditur këtë duke postuar video nga spitali dhe duket se shumë shpejt u rikuperua.

Edhe pse pati aludime të shumta lidhur me shkakun e ndërhyrjes kirurgjikale të moderatores, “Prive” ka mësuar se Bora i është nënshtruar një ndërhyrjeje në abdomen.

Dy ditë pas operacionit Bora u rikthye në “Përputhen” dhe gjatë kësaj jave prezantoi e ulur në karrige.


Ndërkohë, djali i saj festoi 7-vjetorin dhe ndryshe nga vitet e tjera ishte larg nënës së tij, pasi moderatorja ndodhej në spital. Bora, me anë të një postimi në “Instagram” ka zgjedhur kujtimet e tyre për të uruar të birin, teksa i shpjegon se festën e ditëlindjes do ta shtyjnë pak ditë. Ajo i drejtohet të voglit të saj si një djalë i rritur që e kupton situatën.

Një pikë nga kujtimet tona… Je gjithcka për mua dashuri! Mami uron që edhe ne 100 vitet e ardhme të jesh një djalë i dashur, i mençur e që përcjellë vetëm energji pozitive tek njerëzit që të kanë afër. Ps: Të dua edhe kur na prishën planet e festës dhe ti si një djalë i rritur kupton cdo gjë…Do e shtyjmë vetëm pak fare,”– ka shkruar Bora.

Rikutjojmë se rikthimi i saj në emisionin “Përputhen” solli në skenë emocione të forta dhe përlotje.

Albi dhe Bruno i çojnë tortë për ditëlindjen e Arborit dhe Bora u prek. Ajo tha se nuk ishte gati për të përballuar këto emocione.