MENU
klinika

Vdekja e 4 turistëve rusë në Kavajë

Ushtria zhvillon nesër eksperimentin hetimor

05.12.2021 - 12:57

Duke nisur nga e hëna policia e shtetit, prokuroria e Kavajës dhe shërbimet inteligjente të ushtrisë shqiptare do të kryejnë një eksperiment hetimor në ambientet e saunës në hotel “Gloria” në qerret ku u gjetën pa jetë 4 rusët.

Burime për Report Tv bënë me dije se pjesë e këtij eksperimenti do të jetë mbushja e hollit të saunës me avuj me përmbajtje klori si dhe dioksid karboni. Këto dy element dyshohet se shkaktuan vdekjen e katër rusëve por ende mjekësia ligjore shqiptare nuk përcaktoi se kush ishte agjenti kimik që solli asfiksinë e tyre.

Në dosjen e regjistruar si vrasje nga prokuroria e Kavajës viktimat janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe. Të pranishëm në këtë eksperiment hetimorë pritet të jenë edhe përfaqësueset e ambasadës ruse të cilët i janë bashkuar hetimit dypalësh.

Vdekja e 4 turistëve në Kavajë është cilësuar si vrasje nga organi i akuzës, por pavarësisht kësaj kur kanë kaluar më shumë se një muaj e gjysmë ende nuk ka një të dyshuar. Kjo i ka detyruar institucionet që të kërkojnë ndihmën e ushtrisë. Eksperimentin do ta kryejë Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, strukturë brenda Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. AISM është pjesë e Bordeve të Inteligjencës së NATO, si dhe e Grupeve të Punës së Inteligjencës, Kundërinteligjencës dhe Sigurisë. Ajo bashkëpunon në fusha me interes reciprok, me institucione homologe dhe partnere të inteligjencës dhe sigurisë, të huaja dhe të vendit, si dhe me institucione brenda vendit, duke lidhur marrëveshje dy ose shumëpalëshe. Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes si pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes është vazhdimësi e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes dhe Shërbimit Informativ Ushtarak.

Prokuroria e Kavajës nuk ka asnjë person të shpallur në kërkim. Vdekja e tyre vijon që të mbetet mister, ndërkohë që hetimet për zbulimin e shkaqeve që çuan në humbjen e jetës së tyre po vijojnë ende dhe ende nuk është nuk ka një përfundim zyrtar.

Si ndodhi ngjarja?
Më 15 tetor u gjetën 4 rusë të vdekur në hotel ‘Gloria’ në Kavajë. Trupat e tyre janë tërhequr nga djali i familjes nga morgu i Tiranës. Ka qenë djali i familje, Aleksandër Burenkov, i cili ka tërhequr trupat e prindërve të tij Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkova, 60 vjeç, si dhe të motrës Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe partnerit të saj Nikita Belousov, 37 vjeç. Familja u gjend në Shqipëri pas një turi në të gjithë botën, në vendet me të synuara nga turistët, çka e kanë ilustruar me shkrepjen e fotove dhe reklamimin e tyre në rrjetet sociale. Në hotelin “Gloria” në Qerret, familjarët erdhën nga Ohri, dhe dita e parë e tyre në vendin tonë, u kthye në tragjedi. Kishin revervuar dhe kishin kërkuar t’i bënin gati pishinën dimorore, që stafi i hotelit e hapi brenda ditës duke përdorur klor për ujin e pishinës. Ishte po stafi që i gjeti të gjithë të pajetë, një me këmbët në ujë, dy prej tyre në shezlong dhe tjetrin mes pishinës dhe saunës, pa mundur të konsumojnë as ushqimin dhe pijet që kishin porositur. Aleksandri, i cili tashmë ka mbetur i vetëm, përfaqësues i një kompanie medicinale, erdhi në Shqipëri për të tërhequr trupat e pajetë të familjarëve. Vajza, Ekaterina, ishte menaxhere pronash në një agjenci imobiliare, ndërsa mediat ruse pak detaje japin për kryefamiljarin, i cili nga disa media shqiptare u përfol të ishte ish-gjeneral, ndërsa për bashkëshorten e tij thuhet se ishte mësuese.

Hetimet
Pas vdekjes së rusëve që policia fillimisht tha se u asfiksuan brenda saunës, u përfol për përdorim të lëndëve narkotike dhe alkolit, apo edhe helmimit me agjentë biologjikë, humbja e familjes që erdhën të pushojnë në Shqipëri, është ende një ekuacion i pazbërthyer, në pritje të shkakut zyrtar të vdekjes që mund të nxjerrin ekspertët mjeko-ligjore

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Itenerari nga dreka në Maqedoni tek darka në plazh

Vrasje apo helmim, enigma e katër viktimave ruse në Qerret

Del ekspertiza mjeko-ligjore: Në trupin e tyre u gjet…

Zbulohet shkaku i vdekjes së turistëve rusë në hotelin në Qerret


Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall