MENU
klinika

"Mbledhja e thirrur nga Basha, nul dhe e paligjshme. Mos u bëni pjesë…"

Komisioni i Rithemelimit të PD, thirrje anëtarëve të Këshillit Kombëtar

12.12.2021 - 14:50

Komisioni i Rithemelimit të PD i konstituar në Kuvendin e thirrur dje nga Sali Berisha u ka bërë thirrje anëtarëve të Këshillit Kombëtar të bojkotojnë mbledhjen e thirrur nga Lulzim Basha.

Komisioni i Rithemelimit e cilëson nul dhe të paligjshëm mbledhjen e Këshillit Kombëtar të thirrur nga Basha.

“Ju bëjmë thirrje të bojkotoni mbledhjen dhe mos bëheni pjese e paligjshmërisë! Ju ftojmë gjithashtu të mos bëheni pjese e përçarjes dhe përjashtimeve nga PD për karrigen e thyer të Lulzim Bashës“, thuhet në deklaratë.

DEKLARATA

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar!

Dje me 4446 vota Kuvendi Kombëtar i PD vendosi shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit për shkelje të rënda statutore, si dhe konstatoi paligjshmërinë e pjesës më të madhe të kryesisë si të zgjedhur në dhunim flagrant me statutin e PD.
Gjithashtu, ju bëjmë me dije se Kuvendi Kombëtar ka mandatuar Komisionin e Rithemelimit për t përmbushur vakumin e krijuar deri në zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë së re!
Për sa më lart ju njoftojmë se mbledhja e KK e thirrur nga deputeti Lulzim Basha është nul dhe e paligjshme.
Ju bëjmë thirrje të bojkotoni mbledhjen dhe mos bëheni pjese e paligjshmërisë!
Ju ftojmë gjithashtu të mos bëheni pjese e përçarjes dhe përjashtimeve nga PD për karrigen e thyer të Lulzim Bashës.
Sot është momenti të bashkohemi duke dëgjuar zërin dhe vullnetin e demokratëve!
Komisioni i Rithemelimit

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!