MENU
klinika

Ndryshim masash?!

Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet në orën 10:00

23.12.2021 - 10:43

Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet sot në orën 10:00 për vlerësimin e masave anti-Covid. Deri tani Shqipëria paraqitet në situatë të qëndrueshme si për rastet e reja me Covid, edhe për shtrimet në spital. Autoritetet thonë se po ndjekin me shqetësimin variantin Omicron, që është evidentuar në disa shtete të Europës.

Në 2 Dhjetor, Komiteti Teknik i Ekspertëve la në fuqi masat si mbajtja e maskës me detyrim në ambiente të mbyllura, si dhe ora policore nga 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Ndërsa duke filluar nga 4 janari, të gjithë punonjësit e administratën publike, qendra tregtare, supermarketeve dhe subjekteve tregtare duhet të paraqesin kartën e vaksinimit, kartën e shërimit ose testin e Covid çdo 5 ditë.