MENU
klinika

Shqipëria natyrale

Konferenca e Londrës… Copëtim trojeve shqiptare

13.12.2021 - 10:10

        Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Et’hem Vlora, Mehmet Konica dalë më 29 Mars 1913, kohë kur u nisën me jahtin e Montpensierit nga skela e Vlorës drejt Europës për të mbrojtur interesat e vendit.

Ata vizituan Romën, Parisin dhe Londrën dhe zhvilluan një veprimtari të dendur diplomatike.

Kjo fotografi e Isa Boletinit, Et’hem Vlorë, Ismail Qemalit dhe Mehmet Konicë është gjetur në koleksionin e gazetës italiane “Il Sekolo”. Ekzistojnë pak fotografi të Ismail Qemalit në Londër, ku ai mori pjesë për të mbrojtur interesat e Shqipërisë në Konferenca e Ambasadorëve, në maj 1913, kohë kur fuqitë e mëdha po caktonin kufijtë e shtetit të ri shqiptar.

Këto takime, kishin synim sigurimin e kufijve dhe tërësisë së shtetit shqiptar të porsalindur.

Në bisedimet dhe takimet që pati delegacioni shqiptar me diplomatët e huaj, u trajtua në mënyrë të veçantë problemi i kufijve veriorë të Shqipërisë dhe sidomos, çështja e Kosovës.

109 vjet më parë filloi punimet Konferenca e Londrës. Disa muaj më vonë, u vendos përgjysmimi i trojeve shqiptare dhe fati i Shqipërisë.

Konferenca e Ambasadorëve nisi punimet në dhjetor të 1912, duke vazhduar deri më 29 korrik 1913.

Ajo mund të ketë qenë përcaktuese e të ardhmes së Shqipërisë mbi pavarësinë e vendit, por siç dihet, nga ajo konferencë, Shqipëria doli me kufijtë të përgjysmuar. Konferenca u diktua edhe prej situatës aktuale, me shpërthimin e luftës së parë ballkanike.

Morën pjesë fuqitë e mëdha të Evropës, përfaqësuesi i perandorisë osmane dhe përfaqësues të fuqive ballkanike, me përjashtim të Shqipërisë (që nuk njihej) dhe të Greqisë (që nuk e kishte nënshkruar armëpushimin).

Me Traktatin e Londrës, konferenca vendosi mbi ndarjen e territoreve që dolën jashtë perandorisë osmane, prej fuqive të mëdha dhe aleatëve të tyre.

Ky traktat famëkeq, mbeti i fshehtë deri në Konferencën e Versajës (1918). Të gjitha fuqitë e mëdha paraqitën versionin e tyre për hartën e Shqipërisë.

Më sipër, pasqyrohet harta e Shqipërisë Etnike, botuar në gazetën austriake “Salzburger Volksblatt”, më 8 dhjetor 1912.

Austro-Hungaria ishte i vetmi shtet që e mbështeste këtë hartë të shtetit shqiptar. Por, ajo ishte kundërshtuar fuqishëm, nga Rusia dhe Serbia.

Harta më e favorshme për shqiptarët, ishte ajo e propozuar nga Austro-Hungaria.

Konferenca e njohu Shqipërinë si principatë, që do të thoshte se forma e qeverisjes do të ishte ajo monarkike, pushteti i trashëgueshëm. Ndërsa, pavarësia, e kushtëzuar, sepse principata nuk arrin deri tek e drejta e shtetësisë.

 

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët