MENU
klinika

Omicron shumë afër Shqipërisë

Konfirmohen 5 persona të infektuar në Mal të Zi me variantin e ri

17.12.2021 - 07:43

Pesë raste të llojit Omicron të koronavirusit janë konfirmuar në Mal të Zi. Të infektuarit ndodhen në gjendje të mirë dhe kanë manifestuar vetëm simptoma të lehta.

Dyshimi i parë u konstatua më 4 dhjetor në një familje në fillim të muajit, pas së cilës të gjitha kontaktet e tyre u vendosën në izolim.

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë konfirmuar 187 raste të reja me koronavirus dhe dy persona kanë vdekur si pasojë e virusit, njofton Instituti i Shëndetit Publik.

Në Mal të Zi anë gjithsej 1812 raste aktive me COVID-19, më së shumti në Podgoricë- 693.
42.8 për qind e popullatës janë të vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës ndërsa rreth 10.5 për qind e qytetarëve janë imunizuar me dozën e tretë.

Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi gjithashtu kontrolle të intensifikuara të zbatimit të masave në këtë fundjavë, veçanërisht në qendrat turistike dimërore.