MENU
klinika

Kurti: Falënderojmë Ramën për mbështetjen!

Kriza e energjisë/ Kosova shpall sot gjendjen e emergjencës!

29.12.2021 - 16:54

Kosova ka shpallur sot zyrtarisht gjendjen e emergjencës për shkak të krizës energjetike. Vendimi i Qeverisë u votua në Kuvendin e Kosovës sot me 57 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Kujtojmë se Shqipëria ka garantuar ndihmë për Kosovën në këto ditë të vështira, sidomos për ditët e festave. Kryeministri Kurti ka falënderuar Ramën për gatishmërinë.

“Ne e falënderojmë kryeministrin Edi Rama për mbështetjen. Ministrja jonë e Ekonomisë e ka bërë një kërkesë të tillë ndaj Shqipërisë. Kemi termocentrale, ata kanë hidrocentrale. Bëhet fjalë për 2 ditë që janë të rëndësishme sepse janë të ndërrimit të viteve dhe pastaj edhe ne do kemi mundësi t’i ndihmojmë në raste nevoje verën e vitit të ardhshëm”, ka thënë Kurti.

Perëndimi, presioni për sanksionet ndaj Rusisë

Çfarë paralajmëron presidenti serb? Vuçiç i frikësuar!

‘Recetën’ e kujt do të ndjekë Kaja Kallas

“Zonja e re e Hekurt” merr në dorë dialogun Kosovën-Serbi

"Çdo herë që nuk biem dakord për diçka…"

“Si janë raportet tuaja me Ramën?”/ Përgjigjet Albin Kurti