MENU
klinika

"Të mos mungojë energjia 2 ditët festive"

Kriza e rëndë në Kosovë, Rama: Gati të ndihmojmë

28.12.2021 - 16:50

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se po shikohet mundësia për të ndihmuar Kosovën në përballimin e krizës energjetike në mënyrë që qytetarëve të mos i mungojë rryma gjatë dy ditëve të festave të fundvitit.

“Shqipëria s’e ka aspak të lehtë mbrojtjen e vijueshme të familjeve e sipërmarrjeve të vogla nga dallga e tërbuar e krizës energjitike që po kërcënon çdo vend, por në sekëlldira të mëdha apo në gëzime popullore siç është Viti i Ri, ne s’mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi! Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjitike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!”, shkruan Rama.