MENU
klinika

Koncensionet

Kryemadhi akuzon Ramën: E bëre qeverisjen siç deshe vetë!

19.12.2021 - 11:42

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar sërish me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

E ndaluar tek afera e inceneratorëve, Kryemadhi ka postuar një video në ‘Facebook’ ku tregohet deklarata e Ramës tek ‘Zonë e Lirë’, ku ai shprehet: “Procedura nuk rezulton problematik nga ata që hetojnë”, dhe ndërkohë, njoftimi i SPAK-ut që ka deklaruar ato 3 momente.”

Kryemadhi shton se qeverisjen e ka ndërtuar ashtu siç donte vetë kryeministri, duke shtuar se tani duhet të mbyllë gojën, pasi thotë vetëm gënjeshtra dhe të lejojë SPAK të flasë.