MENU
klinika

E pranishme edhe Yuri Kim

Kryeministri darkë me ministrat dhe ambasadorët në Elbasan

15.12.2021 - 20:53

Kryeministri Edi Rama dhe disa ministra të kabinetit të tij qeveritar janë takuar mbrëmjen e sotme në një darkë në qytetin e Elbasanit. Lajmi konfirmohet nga burime për “Panorama.al”, ku bëjnë të ditur se i pranishëm është i gjithë trupi diplomatik shqiptar, përfshi edhe ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Darka është private dhe zhvillohet me rastin e festave të fundvitit.

Nuk dihet ende fokusi i bisedës, por mendohet se mund te jene edhe zhvillimet e fundit politike dhe arrestimi i ish-ministrit Lefter Koka.

Një ditë më parë ambasadorja Yuri Kim, së bashku me disa diplomatë të BE u takuan me kryedemokratin Lulzim Basha në selinë blu lidhur me situatën e krijuar në PD pas ndarjes në dy kampe.