Quhet Sindromi i Pemës së Krishtlindjeve. Është një tip alergji që përfshin tështima, acarime fyti, kollë dhe dhimbje gjoksi.
Një skuadër studiuesish të Upstate Medical University ka analizuar materialet e 28 pemëve Krishtlindjesh, përfshi dhe halat e pishës, dhe një sërë elementësh të tjerë, dhe u zbulua se ato përmbajnë 53 tipe të ndryshme myku.
Në këto pemë natyrale mbeten edhe polene të pemëve të tjera.
Ekspertët shpjegojnë se sporet e mykut dhe të polenit provokojnë shqetësime tek disa njerëz që vuajnë nga Sindromi i Pemës së Krishtlindjeve.
Por edhe nëse përdorni një pemë artificiale nuk do të keni shpëtim, pasi ato marin pluhur që gjithashtu shkakton një sërë alergjish.
“Vendoseni pemën sa më vonë të jetë e mundur për të minimizuar ekspozimin ndaj mykut.
Përdorni një pastrues ajri për të larguar pjesët e mykut që qarkullojnë.”