MENU
klinika

Mbrojtësi i Kombëtares

Kumbulla, prioriteti i Napolit në merkato

27.12.2021 - 17:45

Napoli kërkon të rikthehet edhe një herë në garë për titullin, por dukshëm ekipi i Spallettit ka nevojë për ndërhyrje gjatë merkatos së janarit. Mediat italiane bashkohen të gjitha në një pikë: Napolit i duhet me çdo kusht një qendërmbrojtës.

“Corriere dello Sport”, në analizën për blutë, ndalet tek një emër në veçanti, Marash Kumbulla. Pas largimit të Manolas, drejtori sportiv, Giuntoli ka vendosur Kumbullën në krye të listës, një lojtar që e njeh shumë mirë, që kur ishte pjesë e Verona, ndërsa tentoi ta merrte edhe gjatë merkatos së shkruar, por në fund qendërmbrojtësi kuqezi u transferua tek Roma.

Në kryeqytet, Kumbulla e ka të vështirë të fitojë një fanellë titullari, është e qartë që Jose Mourinho nuk e ka preferencë të parë. Giuntoli e njeh mirë situatën e Kumbullës, njeh mirë edhe lojtari dhe do të tentojë gjatë janarit të bind futbollistin shqiptar ti bashkohet mikut të tij Rrahmani në Napoli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”