MENU
klinika

Vizitë dy ditore në kuadër të “Ballkanit të Hapur”

Kur do të vijë në Tiranë Vuçiç?

16.12.2021 - 11:38

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të vizitojë Shqipërinë më datë 20 dhe 21 dhjetor.

Vizita në Tiranë do të jetë në kuadër të nismës së “Ballkani të Hapur”. Mediat serbe shkruajnë se takimi do të jetë mes Edi Ramës, Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoan Zaev.

Vizita e Vuçiç në Shqipëri ishte lajmëruar që në takimin që u mbajte rreth një muaj më parë në Beograd. Pritet që në këtë takim të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptimi për lejet e punës.