MENU
klinika

U arrestua nga Policia e Kosovës

Lirohet pas disa orësh reperi Noizy, zbulohet gjoba që pagoi

16.12.2021 - 14:18

Është liruar pas disa orësh nga Policia e Kosovës reperi i njohur shqiptar, Rigels Rajku, i njohur si Noizy.

Mediet fqinje raportojnë se reperi shqiptar është liruar, pasi ka paguar një gjobë prej 2 mijë euro. Noizy ishte arrestuar në pikën kufitare në Vermicë, mbrëmjen e kaluar, pasi ndaj tij kishte pasur një urdhër-arresti.

“Shoqërohet një person me urdhëresë të gjykatës. Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë.

Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale”, thuhej më herët nga Policia e Kosovës.