MENU
klinika

“Deputeti s’bën asgjë”

Lushnja 5 ditë pa ujë, debati mes shkrimtarit dhe Saimir Korreshit

27.12.2021 - 09:55

Qyteti i Lushnjës dhe rrethinat kanë 5 ditë pa ujë. Shkak është bërë zëvendësimi i tubit kryesor të furnizimit nga burimet deri në Depot e Virovës.

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka denoncuar rastin disa herë nëpër media sociale për problematikën hera-hërës duke përdorur ironinë dhe batutat.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe shkrimtari i njohur Ilir Levonja. Ai shkruan se qytetarët kanë harruar të ngrihen në protesta edhe pse në një vend demokrat.

“Qytetareve lushnjare … nese keni 5 dite pa uje, ku qeveriu ju quan budallenj, deputeti prodhon batuta dhe babalet hiqen per opozite reale…, me vjen keq ta them, por e meritoni. Dhe keshtu keni per te mbetur pa shtylle kurrizore, qull, as mish e as peshk. Keni harruar sheshet, keni harruar qe jemi qyteti i pluralizmit, i protestave te para, i demokracise” shkruan ai në postimin  e tij.

Në këtë reagim të shkrimtarit ka komentuar edhe deputeti Korreshi, i cili thotë se njerëzit nuk dalin në protestë për hallet e veta, por për vetëm për Big Brother, teksa shton se një deputet vetëm nuk mund të bëj asgjë.

“Batutat e mia behen per te vetmin qellim qe te behet lajm. Ne te kundert asnje sti merr statuset dhe cka denoncon. Se dyti deputeti i Lushnjes nuk ka prodhuar vetem batuta por edhe protesta por kur njerezit nuk dalin per hallet e veta por vetem per big brother. Kur te me njohesh nga afer do ta shikosh qe nuk prodhoj vetem batuta. Dhe dicka tjeter nga larg eshte e kollajt per te shkruar po hajde jetoni njehere ketu. Te pershendes.

Por duhet te kuptosh qe nje deputet i vetem nuk mund te bej azgje nese njerezit nuk reagojne. Mungesa e ujit preku jo vetem te PD. Por ketu te gjithe kane frik te reagojne. Mendoj se ka ardhur koha ashtu si ne Itali apo ne Amerike se njerezit duhet te reagojne vet ndaj cdo padrejtesie per cdo gje e jo vetem kur i therret partia. Vetem atehere do na forcohet shtylla kurrizore. Une ju ndjek dhe kam kondiderate ashtu si mendoj e gjykoj se ke kapacitetin intelektual se Lushnja nuk ka vetem deputet PD, por ka 3 nga PS. Ku jane ?? po intelektualet pse kane frike te dalin e te shkruajne ?? Une te pakten zdo resht me batuata dhe jo vetem te ve ne pah problematikat e ketij qyteti. Te uroj gjithe te mirat” shkruan Korreshi ndër të tjera.

Screenshot 1 41
Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall