MENU
klinika

“Presidenti Bush të dërgon të fala”

Lutja e Sadamit pasi e nxorën nga ku fshihej

13.12.2021 - 13:04

Ish-diktatori i Irakut Saddam Hussein iu lut ushtarëve amerikanë që të mos e vrisnin pasi ata e gjetën pas tetë muajsh kërkime.

Hussein shërbeu si presidenti i pestë i Irakut për 24 vjet, nga viti 1979 deri sa u rrëzua nga një koalicion i udhëhequr nga SHBA në 2003, përcjell abcnews.al.

Kur kryeqyteti i Irakut Bagdadi ra në duart e forcave amerikane në prill 2003, diktatori nuk gjendej askund, duke shkaktuar një nga gjuetitë më intensive në histori përpara se të kapej përfundimisht disa muaj më vonë.

Huseini ishte njeriu më i kërkuar në botë për atë periudhë tetë mujore dhe në dhjetor 2003, amerikanët morën një informacion se tirani ishte diku afër vendlindjes së tij, Tikrit, 85 milje larg Bagdadit.

Informacioni i çoi në një fermë dhe më 13 dhjetor, operacioni Agimi i Kuq mori fund pasi një ushtar ngriti një batanije dhe zbuloi një vrimë të vogël në tokë.

Bunkeri i thellë gjashtë deri në tetë metra ishte mjaftueshëm i madh që një person të shtrihej dhe ishte instaluar një tub që lejonte ajrin brenda.

Aty fshihej diktatori, ndërsa ushtari amerikan thirri kolegët: “Zonja dhe zotërinj, e gjetëm”.

Ndërsa diktatori u zvarrit nga vendi i tij i fshehur duke u dukur i panjohur, ai u bërtiti ushtarëve që e gjetën: “Mos qëlloni, mos qëlloni, unë jam Sadam Huseini. Unë jam presidenti i Irakut dhe jam i gatshëm të negocioj”.

Një nga ushtarët amerikanë thjesht u përgjigj: “Presidenti Bush të dërgon fala”.

Huseini sunoi Irakun me një dorë të hekurt për dekada dhe kishte shkaktuar akte të panumërta brutaliteti ndaj popullit të tij.

Ai u zhduk pasi një koalicion forcash, duke përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, pushtuan në një përpjekje për të “çarmatosur Irakun nga armët e shkatërrimit në masë”.

“Saddam iku! Sadami iku!” ishte brohoritja në të gjithë vendin përpara se statuja e tij të rrëzohej.