MENU
klinika

Lëvizja URA

Mali i Zi mund të ketë një kryeministër shqiptar

21.12.2021 - 12:34

Anëtari i Këshillit Qendror të Lëvizjes URA në Malin e Zi, Ilir Harasani shprehet se URA drejton përpjekjet për krijimin e qeverisë së re të pakicës e mbështetur nga partitë pro perëndimore.

Kjo strategji, e mbështetur nga i dërguari i SHBA, Gabriel Escobar pritet t’i japë fund rolit destruktiv të partisë pro serbe Frontit Demokratik, që aktualisht URA e ka aleate në koalicion.

Harasani tha se në marrëveshjen për formimin e qeverisë së re, nga 7 përfaqësues politikë, 4 janë shqiptarë dhe në këto rrethana nuk e përjashtoi mundësinë që kryeministri i Malit të Zi të jetë për herë të parë një shqiptar.

“Me marrëveshjen që kemi bërë para një jave, mendoj se është një hap i mirë drejt së ardhmes dhe formimi ndoshta i një qeveri të re ku janë pjesë të gjitha nacionalitetet. Nga 7 nënshkruesit kemi serbë, malazez, boshnjak dhe shqiptarë. Nga ajo marrëveshje 4 janë shqiptarë. Në këtë rast, shqiptarëve u jepet mundësia që të kenë së paku 2 ministri dhe kryeministri ndoshta do të jetë shqiptar që është një arritje shumë e madhe”, tha Harasani.

Anëtari i Këshillit Qendror të Lëvizjes URA u shpreh gjatë intervistës në “Balkan Talks” se ka një konfuzion dhe mosmarrëveshje brenda mazhorancës. Sipas tij kjo ishte e pritshme pasi aleatët e koalicionit kanë ideologji të ndryshme.

“Është një situatë konfuze, në mazhorancë dhe në të gjithë parlamentin e Malit të Zi. Pas një viti e ca muajve nga formimi i qeverisë, ne kemi një mosmarrëveshje mes mazhorancës”, tha ai.

Nga përplasjet me Pleknkoviç te sanksionet ndaj Rusisë

Si “dribloi” Vuçiçi në samitin për Ukrainën

Perëndimi, presioni për sanksionet ndaj Rusisë

Çfarë paralajmëron presidenti serb? Vuçiç i frikësuar!