MENU
klinika

Spektakël fishekzjarresh nga “Burj Khalifa”

Marina e Dubait dhuratë durrsakëve

31.12.2021 - 09:50

Kryeminsitri Rama njofton këtë mëngjes se Marina e Dubait ka përgatitur një dhuratë në shenjë mirënjohje për të gjithë durrsakët. Mbrëmjen e sotme ata mund të ndjekin te “Vollga” një spektakël fishekzjarresh që do të ndodhë në Dubai, në orën 23.00.

Nga ndërtesa më e lartë në botë, “Burj Khalifa”, do të ndodhë një spektakël i vërtetë fishekzjarresh për gjithë banorët e Durrësit.

“Mirëmëngjes, dhe me këtë njoftim të këndshëm për banorët e Durrësit, që sonte në orën e këmbimit të viteve, mund të shijojnë spektaklin e fizhekzjarreve nga “Burj Khalifa” tek “Vollga”, si dhuratë e Marinës së Dubait për durrsakët mikpritës të Marinës së Durrësit, ju uroj të gjithëve një vigjilje të paqme të Vitit të Ri”,shkruan Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.