Komisioni hetimor për inceneratorët ka dështuar të zhvillojë sot mbledhjen, pasi mazhoranca ka bojkotuar duke mos marrë pjesë.
Sipas PD, mospjesëmarrja e deputetëve socialistë ndikon në mosarritjen e kuorumit për shumicën, duke bllokuar kështu hetimin për incineratorët.
Ne rend të dites sot ishin parashikuar 4 pika:
Miratimi i proçesverbalit të mbledhjes së dates 7.12.2021.
Njoftime.
Verifikimi i përgjigjeve të mbërritura.
Të ndryshme.
Caktimi i mbledhjes së ardhshme.
Mbledhja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve u bllokua nga PS një javë pas arrestimit nga SPAK të ish ministrit të Mjedisit Lefter Koka.
Partia Demokratike dërgoi në SPAK padinë penale për incineratorët në tetor 2020. Sipas PD-së, Kryeministri Edi Rama është në krye të listës së të kallëzuarve, por deri tani ndaj tij, ministrave të tjerë dhe kryebashkiakëve socialistë nuk është bërë asnjë veprim nga SPAK.