MENU
klinika

Ekzekutuan pranë banesës biznesmenin

Mbërrijnë në Gjykatën e Kurbinit tre të akuzuarit

15.12.2021 - 12:33

Kanë mbërritur në Gjykatën e Kurbinit 3 të arrestuarit për vrasjen e Rakip Rolit. Gazetari Elidon Ndreka, ka raportuar për “BalkanWeb”, se Llej Lika, baba ii tij Skënderi dhe Klajdi Gexhaj (Belshi) do të jenë sot përballë togave të zeza ku dhe pritet të jepet masa e arrestit.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi të premten që lamë pas, ku Rakip Rolit, ju bë atentat pranë banesës së tij në qytetin e Laçit. Shkak është bërë hakmarrja, pasi Llej dhe Skënder Lika kanë pretenduar se janë dhunuar nga djemtë e viktimës.