MENU
klinika

Një ditë pas takimit të “Ballkanit të Hapur”

Mediat helene: Berisha po shkakton trazira të brendshme

22.12.2021 - 11:49

Media greke “Zougla.gr” i ka kushtuar një artikull nismës “Ballkani i Hapur” dhe ftesës së kryeministrit Edi Rama që Greqia, Italia dhe Hungaria të bëhen pjesë e saj.

Media helene shkruan: “Open Balkan është një marrëveshje ndërmjet Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për të lehtësuar lëvizjen e lirë të njerëzve, bizneseve dhe shërbimeve në të gjitha vendet përkatëse. Kreu i secilit shtet nënshkroi të martën në Shqipëri gjithsej gjashtë marrëveshje. ‘Në samitin e ardhshëm duam të kemi Italinë, Greqinë dhe Hungarinë sepse duam që popujt tanë të kenë tregti krejtësisht të lirë dhe më pak pengesa kur të arrijnë në BE. Kështu që ne do të kontaktojmë vendet e BE-së dhe do të zbatojmë procesin e Ballkanit të Hapur. me ta’, tha Rama. Rama mohoi gjithashtu akuzat se udhëheqësit synonin të ringjallnin një Jugosllavi të re. ‘Ata që nuk duan që kjo nismë të ketë sukses thonë se qëllimi ynë është të kthehemi në të kaluarën tonë ose të krijojmë një Jugosllavi të re. Ballkani i Hapur nuk ka të bëjë fare me Jugosllavinë’, tha ai”

“Zougla.gr” shkruan se ish-kryeministri Sali Berisha po shkakton trazira të brendshme.

“Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua një ditë pas protestave në Tiranë, të thirrura nga ish-kryeministri, ish-presidenti dhe persona non grata në SHBA, Sali Berisha. Duke iu përgjigjur nismës, një grup protestuesish dogjën flamurin serb. Duke komentuar incidentin, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se përdhosja e simboleve të çdo vendi ishte e papranueshme, por vuri në dukje se shteti shqiptar u përgjigj “menjëherë, seriozisht dhe me përgjegjësi”, vijon shkrimi.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin