MENU
klinika

Berisha risjell skenaret

“Merrni përgjegjësitë politike, revolucionin s’e ndalni dot!”

18.12.2021 - 23:26

Nga shkallët e selisë së PD, ish kryeministri Berisha foli për skenare të destabilizimit të vendit, ndaj edhe apeloi kryeministrin Edi Rama të heqë dorë, pasi sic u shpreh ai nuk e mposht dot pluralizmin e shqiptarëve.

‘E patë historinë e turpit të sotëm, fëmijë e njerëz pa lidhje me këtë forcë politike, mos vazhdohet më tutje me këtë skenar. Merrni përgjegjësitë politike. Ky është skenar destabilizues për vendin.

Këtë revolucion nuk do e ndalosh. Me këto që bën duke marr peng Lul Bravën, duke I mbush tarracën me RENEA e gardistë, pra, I them Edi Ramës revolucioni po troket në dyert e kalbura të ndërtesës tënde mos luaj me pluralizmin. Ky revolucion e riktheu përsëri dhe është I gatshëm të cmontojë narkoshtetin të përballet me cdo pengesë nuk ka asnjë synim tjetër vetëm t’u kthejë shqiptarëve votën e lirë.

Unë u bëj thirrje shqiptarëve I bëj thirrje të gjithë demoratëve ditën e hënë në ora 16:00 të mblidhemi para kryeministrisë në protestën e parë kombëtare të shpallur. Sllobodani I ri do të pritet sic e meriton me protesta, pasi vjen këtu në kuadrin e një projekti. Kjo aleancë është kërcënim kombëtar për shqiptarët paqen e stabilitetin, ndaj dhe ne do qëndrojmë fuqishëm. Sa herë të na shkelen interest kombëtare do jemi në këmbë në mbrojtje të tyre. Kështu që e hëna do të jetë protestë, por cështja e dytë madhore është ajo e djegësve. Korrupsioni, megakorrupsioni që SPAK-u i partisë do t’i vendosë kapak, mbi 3 mln euro të vjedhura nga hajduti i dobishëm, që është Lefter Koka. Shqiptarët do të kërkojnë llogari deri më një për këtë dhe afera të tjera.’ u shpreh Berisha.