MENU
klinika

Surprizohet nga e ëma dhe vëllai

Mes lotësh, Beniada rrëfen betejën me tumorin

15.12.2021 - 06:48

Beniada, pa dyshim “ëmbëlsia” e shtëpisë së “Big Brother VIP” ka treguar sot për herë të parë një anë tjetër të jetës së saj.

Ajo rrëfeu fillimisht largimin për në Itali, jetesën e vështirë me familjen. Beniada rrëgeu gjithashtu momente shumë të bukura të karrierës si modele në Itali.

Por sigurisht, momenti më i trishtë, ishte kur ajo rrëfeu për herë të parë betejën me tumorin në gji.

“Kisha frikë t’i tregoja mamit se një ditë mund të mos isha pranë saj”, tha modelja, duke i përlotur të gjithë, e si rrallëherë duke qarë edhe vetë.

Megjithatë ajo tregoi se e ka kaluar dhe se është bërë edhe më e fortë.

Sonte, një videomesazh i erdhi modeles nga pika e saj e dobët, e ëma, që i tregonte se e donte shumë dhe se ishte shumë krenare.

“Si nuk gjete një djalë shqiptar”, tha ajo, duke na treguar se Beniada kaq simpatike dhe funny, ka kujt t’i ngjajë!

Atëherë kur mendonte, se surpriza mbeti me kaq, ajo u befasua nga nëna dhe vëllai Albano, që kishin ardhur deri në Shqipëri për të. Pas 71 ditësh, “lezeti” i shtëpisë mori surprizën e shumëpritur, duke na emocionuar edhe ne të gjithëve nga ekrani.