MENU
klinika

“Projekt i dështuar i prishjes së qetësisë sociale”

Minxhozi: Berisha një incident! Si mund të besoni se do të hapë epokë të re në PD!?

13.12.2021 - 23:05

Analisti Skënder Minxhozi, komentoi në emisionin ‘RealStroy’ në ‘News24’ zhvillimet politike në PD.

Gjatë bisedës në studio, Minxhozi u shpreh se fajtorë për gjendjen të në cilën ndodhet sot opozita, janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PD-së Lulzim Basha.

Po ashtu ai theksoi se vendimi i Berishës për të shkuar në selinë e PD, ishte një veprim i shëmtuar, pasi sipas analistit ish-kryeministri është një incident politik, ndërsa reagoi me kritika edhe për kryedemokratin Basha , pasi sipas tij edhe Basha është i përfshirë dhe po aq fajtor.

“Sot ata fshihen pas gishtit dhe janë që të dy të pasinqertë dhe fajtorë njësoj. Sot pamë një skenë të shëmtuar, me vjen keq. Më vjen keq zoti Bozo ishte aty… Ishte një gjë që të krijon kujtime të këqija dhe të rikthen në atë vrimën e zezë që mundohemi me thonj të dalim. Është jo vetëm trekëndësh i Bermudes , por është katërkëndësh sepse është edhe Luli i përfshirë… Të shohim një 77-vjeçar, Berisha është një incident , në moshën 77-vjeç kthehet me të një njëjtën vendosmëri…Dhuna ka shumë forma… Nëse do t’ju them se keni qenë në prag të diçkaje shumë më të rëndë, nuk e dinit çfarë ju priste, nuk duhet të shkonit pa u bërë 24 orë. Shkuat në gjykatë…Tani mos e ndiqnit zotërinë tek revolucioni paqësor. Si mundet ju të besoni se në PD Berisha do të hapë epokë të re…Si mundet që Berisha të jetë e reja!?

Bozo: Unë i qëndroj kredos time.

Minxhozi: Iu drejtohem si një pjesëtarët e Kongresit. As Berisha nuk është zgjidhje, as Basha nuk është zgjidhje. Berisha është një projekt i dështuar i prishjes së qetësisë sociale dhe i ndasive. Nëse Basha është një i dështuar që duhet të kishte iku, Berisha nuk është askund.