Është miratuar nen për nen statusi i ri i Partisë Demokratike. Në këtë Kuvend të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, delegatët kanë votuar 67 nenet e statutit të ri
Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e organizuar në stadiumin ‘Air Albania’, Bellind Këlliçi u shpreh se transparenca është në fokus të këtij takimi dhe se askush nuk i trembet transparencës.
Me propozimin e një grupi anëtarësh dhe mbështetjen e të paktën 15 % të delegatëve, Kuvendi vendosi:
-Miratimin në parim të statutit të PD-së
-Miratimin nen për nen të statutit të PD-së.
-Vula e PD-së dhe simboli i saj rikthehet tek vula origjinale kur u themelua PD.
-Miratohet neni për primarët, Referendumi
-Miratohet neni për fraksionet në PD
Neni Basha, kryetari shkarkohet pas humbjes
Delegatët kanë votuar 67 nenet e statutit të ri.