Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi mbrëmjen e sotme se kjo forcë politike nuk ka kërkuar lista për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit.
Në një lidhje Skype me ABC News, Kryemadhi pranoi publikisht që nuk ka marrëveshje me kreun e PD-së Lulzim Basha, duke shtuar më tej se opozita po akuzon më shumë njëri-tjetrin sesa kryeminstrin Edi Rama.
Kryemadhi: Nuk ka patur kërkesë nga LSI për deputetë, kjo ka qene një alibi përsa i përket humbjes. Së dyti dua të them se LSI ka qenë një strukturë politike që të tërë e sulmonin në 2017.Nuk ka më front opozitar sepse më shumë dëgjojmë akuza për njëri-tjetrin sesa akuza ndaj Edi Ramës. Ne do të vazhdojmë me denoncimet. Unë po pres KLP për një çështje. Kemi vendosur që të komunikojmë vetëm zyrtarisht me institucionet e drejtësisë.