MENU
klinika

Vjen nga Siçilia

Moti/ Rrezik i madh pas mesnatës së sotme për jugun

10.12.2021 - 13:05

E gjithë pjesa jugore e Shqipëisë rrezikon përmbytjet duke filluar nga orët e vona të mbrëmjes së sotme.

Referuar të dhënave nga Meteoalb si edhe stacioneve europiane të Meterologjisë, pritet një rritje e ndjeshme e intensitetit të shirave menjëherë pas mesnatës së sotme në trekëndëshin mes Vlorës-Gjirokastrës dhe Përmetit. Reshjet do të kenë një intensitet të lartë duke bërë të bjerë më shumë se 300 mm shi në këtë rajon.

Rrezik për përmbytje paraqesin Vlora, Gjirokastra si edhe zonat pranë lumit Drinos.

Fenomeni i pazakontë do të shkaktohet për shkak të masave ajrore që vijnë nga Siçilia në Itali, të cilat pasi të përplasen në tokë në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë do të konvertohen në reshje të dendura shiu, si një asnjë zonë tjetër në Europë gjatë ditës së sotme dhe të nesërme.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin