MENU
klinika

Zhvillimet e fundit në PD

Nazarko: Nëse ndahet nga “berishistët” Basha fiton elektoratin gri

14.12.2021 - 09:47

Analisti Mentor Nazarko se kryedemokrati Lulzim Basha duhet të hapë partinë për të korrigjuar të djathtën që ka krijuar Berisha, duke bërë autokritikë për reformat e munguara. I ftuar në “Log.” në ABC Nazarko deklaroi se nëse Basha ndahet njëherë e mirë me “berishistët”, mund të fitojë elektoralin gri.

“Basha është kujtuar vonë. Në një projektim elektoral ai mund t’i humbë berishistët. Por e para ai mund të fitojë diçka. Basha duke u përplasur dhe duke u ndarë njëherë e mirë me berishistët mund të fitojë nga elektorati gri. Çfarë do bënte policia sot në një përplasje si ajo që mund të ndodhte sot. Berisha pati një fjalim të qetë, Basha ishte agresiv. Ndërhyrja e Berishës sot ka qenë e projektuar edhe për t’i treguar forcën amerikanëve dhe për të përcjellë një mesazh për Kuvendin e 18 Dhjetorit.

Basha duhet ta hapë partinë dhe të bëjë “mea culpa” që e djathta që ka bërë Berisha, duhet bërë autokritikë për PD. Që nuk ka bërë reforma të drejta. Basha duhet të pranojë që PD e Berishës nuk i ka bërë të gjitha këto”, tha Nazarko.

Ndërsa ish-ambasadori Agim Nesho tha se më 11 Dhjetor, Berisha e ka marrë partinë dhe tashmë Bashës i mbetet të bëjë lëvizje të sakta pa kaluar vijat e kuqe.

“Basha duhet të ketë kujdes sepse në qoftë se bie peng e një lëvizje, gabon. Sepse për të mbijetuar do i bashkohet pushtetit. Nuk ka alternativë tjetër. 11 Dhjetori e ka marrë partinë. Tani diskutojmë për formalitete. Lëvizja më e mirë është të pozicionohet pa kaluar vijat e kuqe. 

Ti je futur në këtë parti dhe ti deri tani ke marrë flamurin e tij. Unë mendoj që lëvizja e tij është edhe në këtë tregim force që të arrijë një kompromis. Në fund të fundit Basha dhe partia e tij ishte një kolateral dëmesh për t’i hapur rrugën vazhdimësisë së Edi Ramës në politikë. Lufta e tij ishte 25 prilli për të marrë hapësirën gri”, u shpreh Nesho.