14.12.2021 - 12:24
Një foshnje 3-muajshe ka ndërruar jetë në banesën e tij në Has. Ka qenë nëna e foshnjes, shtetasja G. P., 31 vjeçe, që ka njoftuar policinë për ngjarjen.
Mësohet se do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkaqet e humbjes së jetës së bebit, ndërkohë paraprakisht raportohet se foshnja është asfiksuar.
Has/ Informacion paraprak
Më datë 14.12.2021, jemi njoftuar nga shtetasja G. P., 31 vjeçe, banuese në Krumë, se ka ndërruar jetë në banesë, foshnja e saj 3-muajshe.
Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës.