MENU
klinika

Masat e reja që hyjnë në fuqi më 2 janar

Ndryshojnë rregullat për kalimin drejt Malit të Zi

29.12.2021 - 17:20

Ministri e Jashtme ka publikuar masat e reja të cilët hyjnë në fuqi për kalimin në pikat kufitare nga Shqipëria drejt Malit të Zi.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook, ministria bën me dije se duke filluar nga 2 janari 2022, do të lejohet kalimi i kufirit vetëm me certifikatë vasksinimi me të paktën dy doza, ose test PCR të bërë jo më shumë se 48-orë më parë, ose vërtetim të personit që e ka kaluar Covidin.

Njoftimi:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton masat e reja për hyrjet në Malin e Zi

Duke filluar nga data 02 janar 2022, lejohet të kalohet kufiri:

Me certifikatë vaksinimi të plotë me numrin e duhur të dozave, dhe nga doza e dytë të mos ketë kaluar më shumë se 6 muaj.
Me vërtetimin se personi ka kaluar kovidin (që ka kaluar jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi pozitiv PCR ose i shpejtë antigen).
Në të dyja rastet personi duhet të ketë patjetër ose testin negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, ose testin e shpejtë Antigen jo më të vjetër se 48 orë.

Kjo do të thotë që nuk është më e mundur hyrja në Mal të Zi vetëm me test negativ.