MENU
klinika

Pa fund kritika në rrjet

Nëna e Beatrix reagon për herë të parë pas lidhjes së saj

03.12.2021 - 14:33

Beatrix dhe Donaldi janë dy personazhet më të komentuar të ditëve të fundit. Pas disa ditësh që kishin treguar afrimitet dhe ishin bërë të pandashëm, dyshja dhanë dje puthjen e parë në buzë duke lënë të kuptohen se tashmë janë zyrtarisht çift. Po ashtu, ata ishin edhe çift në një dasmë të improvizuar nga “Vëllai i madh” mbrëmjen e djeshme, duke mos i kursyer puthjet e ledhatimet.

E teksa brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, situata duket shumë e nxehtë të kundërtën mund të themi për situatën jashtë. Të gjithë po presin një reagim nga Bora, por kjo e fundit ka vendosur të qëndrojë në heshtje. Madje, prej ditësh nuk ka bërë asnjë postim në rrjetet sociale. Në heshtje ka qëndruar edhe vëllai i Donaldit, Romeo, dhe vëllai i Beatrix, Albani. Të dy ata kanë qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale duke mbështetur respektivisht vëllain dhe motrën, por këtë herë nuk kanë bërë asnjë postim duke mos treguar publikisht qëndrimet e tyre.

E pas gjithë mllefit që po vërshon në mediat sociale, ka ardhur reagimi i parë i nënës së Beatrix, Antigona. Ajo ka shprehur mbështetjen e plotë ndaj të bijës duke shpërndarë në Instastory një postim ku e kanë etiketuar. Në postimin në fjalë shkruhet se Beatrix është vajzë e drejtë dhe artiste me zemër të madhe. Po ashtu, shkruhet se komentet ofenduese kanë prekur edhe familjen e saj.

“Trixa na fal qe jemi popull kaq i vogel dhe kaq paragjykues ndaj teje, na fal qe skemi lene gije pa te thene dhe te kemi ofenduar ty duke prekur keshtu dhe familjen tende por nje gje ta kesh ne mend ge! drejti zhytet por nuk mbytet. Trixa nje artiste me zemer te madhe, e paster, vajze e drejte dhe e edukuar nga nje nene luanesh qe I ka dalur mbane te gjitha sfidave te jetes dhe zgjohemi ne nga askushi dhe gjykojme TRIXEN per qfare per fjalen me te madhe ne bote qe eshte dashuria….. Mjafte gjykuam se keshtu nuk do arrijme askund, perveq qe sdo e kemi ndergjegjen e paster kur fleme dhe me e keqja nuk do fitojme asgje dhe e njejta do na kthehet pas. Suksese loqke na ke mbrapa ne Kosoven tende te duam shume”- shkruhet në postim.

/News31