MENU
klinika

Mero Baze

Nervozizmi i Berishës, me ata që nuk i dalin zot, kundër SHBA

01.12.2021 - 22:25

Sot dëgjova Sali Berishën që sulmoi ish të persekutuarit politik, që sipas tij, kanë protestuar kundër qeverisë së PD, dhe që “nuk lëvizin as gishtin” tani që Berishës i ndodhi ky halli me SHBA.

Është një reflektim i sinqertë i Sali Berishës.

Dyshimet e tij se të persekutuarit politik nuk e kanë dashur kurrë dhe që shumicën e tyre I ka njollosur si bashkëpuntorë të Sigurimit, sot I dolën në sipërfaqe në mënyrë të sinqert. Dhe çfarë është më e keqja, ai I do ata në krah kundër SHBA.

Mu kujtua një episod I tij me Spartak Ngjelën në vitin 2000. Spartak Ngjela ishte I sapo integruar në stukturat e PD, si Sekretar për Marrëdhniet me Publikun, ndërkohë që PD çdo natë me rreth 200 vet protestonte në Sheshin “Skënderbej”, “kundër guvernatorit amerikan që qeveriste Shqipërinë”. Është e njëjta histori si sot me ambasadoren Yuri Kim. Atëhere protestat zhvilloheshin kundër ambasadorit Limpreht.

Spartak Ngjela I dëgjoi I terrorizuar dhe më tha se duhet të shkonim bashkë tek Sali Berisha, ti thoshte që ky është një skandal.

Sali Berisha e priti me qetësi dhe bëri të paditurin.

Protestat I organizonte Dega e Tiranës dhe Berisha ja hodhi fajin Vili Minarollit.

-I bën ai tha. Është shumë gabim.Do flas me të.

-Dëgjo Doktor,- I tha Ngjela. Që të jemi të qartë. Unë kam bërë 15 vite burg që ky vend të qeveriset nga ambasadori amerikan dhe jo nga ambasadori sovjetik. I bën Vili, I bën ti, zgjidhe këtë punë, se do nxehen këta shokët e burgut dhe do ta këpusin gjëkundi atë Vilin dhe pastaj unë nuk të dal në protesta të bërtas” “Vili, Vili, ti je gjallë”.

U krijua një situatë e rënd, që Berisha tentoi ta kaloj me një buzëqeshje të leht duke bërë gjeste me duar për të thënë “iku kjo punë tani. Nuk e bën më”.

Sot Sali Berishës i ka dal nga shpirti kjo punë e ish të burgosurve politik, që nuk e mbështesin kundër SHBA. I duket çudi e madhe se si një njeri që në kohën që ata rrinin në qelitë e Spaçit, vizitonte Enver Hoxhën në shtëpi, tani duhet të ketë mbështetjen e tyre kundër SHBA.

Dmth ai po fton ish të persëkutuarit të braktisin arsyen përse ata kanë shkuar në burg si idhtarë të Perëndimit dhe ti bashkohen një njeriu që do të rithemeloj PD si parti antiperëndimore. Dhe jam I sigurt q ënë ditët në vazhdim, do të kap ndonjë ish të persektuar, ta nxjerrë në tribunë ti fus dhe ai një të sharë SHBA.

Ky është zhgënimi I parë I madh I Berishës. Zhgënjimi I tij I dytë do të vij muaj më vonë, kur të mbetet I vetëm nga lëvizja e tij paralele me PD zyrtare, dhe kur njerëzit e manipuluar nga ai kundër Lulzim Bashës të kuptojnë se thjesht janë përdorur në një garnizon politik antiamerikan.

Në fund po përpiqet të nxjerr SHBA dhe si armike të madh të kombit shqiptar, duke u hequr si viktimë e SHBA, ngaqë është patriot. Dmth vendi që ka themeluar shtetin e ri shqiptar në 1919 dhe Kosovën më 1999, qenka armik I Shqipërisë, ndërsa Sali Berisha me grua nga Beogradi, qenka patriot, ndaj e sulmon SHBA.

Njeriu kur është në hall çfarë nuk thotë, por ky në fakt ngaqë gënjen gjithmonë, kur është në hall ndodh të jetë I sinqert. Sot dukej qartë që ishte gati ti rifuste në burgje ata që kanë qenë një herë në burgje për SHBA.