MENU
klinika

Ndryshon opozita bullgare

Nëse qeveria heq veton për Maqedoninë e Veriut, ne e mbështesim

25.12.2021 - 20:36

Opozita bullgare duket se i ka dhënë ‘dritën jeshile’ Maqedonisë së Veriut për të zhbllokuar procesin e integrimit në BE nëse qeveria ndryshon mendim. Sa ishte në qeveri Borisov ishte kundër heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Opozita bullgare duket se i ka dhënë ‘dritën jeshile’ Maqedonisë së Veriut për të zhbllokuar procesin e integrimit në BE nëse qeveria ndryshon mendim. Edhe pse vetëm pak ditë më parë qeveria bullgare bëri të qartë se nuk e heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut, por mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE, duket se lideri i opozitës Boyko Boris ka ndryshuar mendim me humbjen e zgjedhjeve duke mbajtur një qëndrim të hapur pro heqjes së vetos nëse kjo gjë propozohet në parlamentin bullgar. Sa ishte në qeveri Borisov ishte kundër heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Nëse qeveria bullgare bën lëshime ndaj Maqedonisë së Veriut dhe i dorëzon në Parlament, ne jemi të gatshëm t’i mbështesim”, deklaroi ish-kryeministri bullgar dhe lider i partisë më të madhe opozitare, Bojko Borisov.

Sipas Borisovit, Shkupi Zyrtar duhet të zgjidh të gjitha problemet para se të hyjë në BE dhe se Bullgari vetëm sa po ia “ngadalëson” këtë proces.
“Shkupit i është thënë se i ka “dy-tri” tema që duhet të zgjidhen, pakicat, të ndryshojë Kushtetuta, të qartësohet historia dhe më pas të vazhdojë më tej. Bullgaria në asnjë rast nuk e ka ndaluar Maqedoninë e Veriut. Nuk është e mundur të hyhet në BE dhe të mbarten probleme me vete prandaj Sofja vetëm i ka ngadalësuar Shkupin dhe Tiranën”, tha ai

Jo vetëm Shkupi, por edhe Tirana është me sytë nga Sofja, pasi vetoja e Bullgarisë për Maqedoninë e Veritu ka bllokuar edhe Shqipërinë në rrugën drejt BE-së, pasi Brukseli kërkon që dy vendet të ecin së bashku drejt integrimit.