Vlera e sulmuesit të kombëtares, Armando Broja, është rritur përsëri së fundmi dhe ndonëse ka pak vite në futbollin profesionist, ajo ka shkuar në 9 milionë euro.
Performanca e tij e shkëlqyer me klubin e Sauthempton, i ka dhënë këtë vlerë të re Brojës, që pritet të rritet edhe më shumë nëse vazhdon me këto ritme.
Sipas portalit të njohur “Transfermarkt”, që nga vlerësimi i fundit që i është bërë Brojës në 19 maj të këtë viti, vlera e 20-vjeçarit është rritur me 6 milionë euro.
4 gola në Premier Ligë këtë sezon, kanë bërë që Broja të shihet si një nga talentet më të mirë në ishull dhe për këtë arsye vlera në merkato e tij vazhdon të jetë në rritje.
Gjithsesi duket se Chelsea nuk dëshiron ta humbasë lojtarin kaq shpejt dhe nuk ka lënë asnjë derë të hapur për negociata me ekipet e tjera për shqiptarin. Duket se Tuchel mendon ta rikthejë në ekipin e parë sezonin e ardhshëm, ku pritet të luajë një rol kryesor për kampionët e Europës në fuqi.