MENU
klinika

Dy emrat e përfolur ende pa filluar gara

Nis lufta për fitoren e Festivalit të Këngës

12.12.2021 - 12:09

Ende pa nisur Festivali i Këngës në RTSH, kanë nisur të përfliten emrat pretendentë për fitore, që janë pikërisht, Alban Ramosaj me “Theje” dhe Ronela Hajati me “Sekret”. I pari me një baladë të fortë që duket sikur gërvish dhe qiejt, ndërsa Ronela me një këngë ritmike të fortë që duket se u flet qiejve.

Të dyja këngët kanë mes notash tinguj të muzikës tradicionale, për ta përshtatur si këngë përfaqësuese e Shqipërisë për në Festivalin Evropian. Një javë pas publikimit të këngëve në “Youtube” në kanalin e RTSH-së, Ronela ka arritur të marrë 41 mijë klikime, ndërsa Albani 40 mijë, shto mijëra klikimeve që ka marrë në një tjetër kanal ku ka hedhur këngën në “Youtube”.

Deri tani, fansat janë ndarë në dy grupe, në grupin e atyre që janë fansa të baladave të forta dhe të Albanit, ndërsa grupi tjetër që mendon se Ronela Hajati heq dorë përfundimisht nga baladat pas 10 vitesh, për të konkurruar në RTSH me një këngë ritmike si kantautore, duke dhënë një energji të mirë. Ndërkohë, ka edhe kritikues që mendojnë se kënga e Ronelës tingëllon si një material muzikor i paorganizuar mirë sipas disave, ndërsa kënga e Albanit mjaft e kompletuar sipas disa të tjerëve.

Theksojmë që në këtë garë muzikore Albani hyn pasi ka fituar “Kënga Magjike” këtë vit me këngën “Thikat e mia”, ndërsa Ronela 3 vite pasi mori pjesë në festivalin “Kënga Magjike 2018” me këngën “Vuj”. Ndërkohë, në garën e Festivalit të 60-të të Këngës, ata do të konkurrojnë midis tyre me emra të muzikës si: Denis Skura, Evi Reçi, Gjergj Kaçinari, Janex (Xhejn Kumrija), Kastro Zizo, Kelly, Mirud, Rezarta Smaja, Saimir Çili, Stefi dhe Endri Prifti, Shega, Urban Band, Eldis Arrnejti, Ester Zahiri, Kejsi Rrustja, Olimpia Smajlaj, Viola Xhemali dhe Xhuljana Pjetra.

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka nisur zyrtarisht punën, me përfundimin e përzgjedhjes së 20 këngëve pjesmarrëse, përfshirë edhe kategorinë e të rinjve.

Ndërkohë, sipas njoftimit zyrtar të Festivalit, këngët që mbërritën në zyrën e Festivalit u renditën përpara komisionit me numra rendorë, pa asnjë informacion shtesë në lidhje me autorët apo interpretuesit e tyre dhe u vlerësuan me notë “kaluese” dhe “jokaluese”. Nga rezultati i anëtarëve të komisionit të përzgjedhjes së këngëve, përbërë nga: Ardit Gjebrea, Elton Deda, Marjan Deda, Klodian Qafoku, Zefina Hasani, Arta Marku dhe Redi Treni, u përzgjodhën 20 këngë për garën e festivalit të Këngës.

Ndërkohë, edicioni i 60- të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka nisur prej ditësh punën për të sjellë përpara publikut festën e rëndësishme të muzikës shqiptare, në mbrëmjet e 27, 28 dhe 29 dhjetorit, live nga Pallati i Kongreseve. Drejtori i Festivalit, Martin Leka, i ka besuar konceptit të regjisorit Redi Treni, skenografit Albi Çifligut, me skenar të gazetareve Zefina Hasani e Kozeta Kurti, nën moderimin e Xhemi Shehut e Jonida Maliqit, Isli Islamit e Kelvi Kadillit, me drejtimin artistik të Elton Dedës.

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës rezervon pjesëmarrjen e veçantë të kantautorit, drejtuesit televiziv e producentit Ardit Gjebrea, në një rol të veçantë mbi historinë e Festivalit dhe disa prej emrave më të njohur të tij. Muzika, e cila është kryefjala e çdo viti në Festival, do të vazhdojë të mbetet e tillë, jo vetëm në mbështetje të këngëve garuese, por edhe numrave artistikë specialë, për të sjellë një festival tërësisht shqiptar, por me qasje europiane e bashkëkohore në trajtim.

Gjatë konferencës për shtyp, stafi i Festivalit foli për konceptin e këtij edicioni, i ndarë në tri net, ku do të bashkohet historia, e tashmja dhe ajo që pritet t’i ndodhë muzikës shqiptare në të ardhmen, aksesi në tregun europian të këngës. Netët e Festivalit do të përcillen me publik, me numër të kufizuar, duke respektuar certifikatën e vaksinimit dhe tamponin me rezultat negativ.

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat