MENU
klinika

Omicron

Një tjetër shtet futet në izolim deri në janar

19.12.2021 - 11:35

Holanda vendos kufizime për periudhën e Krishtlindjeve. Shkak janë bërë rastet e variantit të ri, Omicron. Dyqanet, shkollat, baret, restorantet dhe objektet e tjera publike do të jenë të mbyllura deri të paktën në mes të janarit. Sipas kryeministrit holandez, Mark Rutte tha se masat e reja ishin “të pashmangshme”.

Këto janë masat më të ashpra që ndonjë shtet ka marrë deri më tani për shkak të variantit të ri Omicron. Shtetet në mbarë Evropën kanë ashpërsuar kufizimet, teksa Omicroni, një variant me shumë mutacione, po përhapet në kontinent.

Rregullat e reja në Holandë, që do të hyjnë në fuqi të dielën, u morën pas një takimi ndërmjet Qeverisë holandeze dhe ekspertëve shëndetësorë. Prej fillimit të pandemisë, Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike në Holandë ka raportuar për mbi 2.9 milionë raste me koronavirus dhe mbi 20,000 vdekje.