MENU
klinika

Ajo dhe Bora do të largohen nga “Për’puthen”?

Olsa Muhameti reagon për herë të parë pas thashethemeve

11.12.2021 - 14:38

Ditën e sotme, kudo në mediat rozë u përfol se Olsa Muhameti dhe Bora Zemani nuk do të vazhdonin më punën për programin “Për’puthen”.

 

 

Ndonëse nga burime të pakonfirmuara, ishin disa emra, si të mundshëm për t’i zëvendësuar.

Por si qëndron e vërteta?

Pas gjithë thashethemeve, ka reaguar vetë autorja, Olsa Muhameti. Ajo ka shpërndarë në Instastory një lajm të Top Albania Radio, ku shkruhet se burime pranë “Top Channel” konfirmojnë se “Për’puthen” do të vazhdojë, sigurisht me Olsën dhe Borën.