MENU
klinika

Nis puna për pastrimin e dëborës

Orteku bllokon rrugën e Thethit

14.12.2021 - 12:30

Rruga që të çon në Theth është bllokuar nga një ortek. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije e orteku ka rënë mbrëmjen e djeshme në Qafë Thore, ndërsa ka nisur puna për pastrimin e dëborës.

“Në Qafë Thore po punohet me mjete borëpastruese dhe me forca të shtuara për pastrimin e një orteku që ka sjellë edhe bllokimin e rrugës puna do të vazhdojë pa ndalur derisa aksi të bëhet i qarkullueshëm për mjetet”, njofton ARRSH.
Momentalisht nuk raportohet për probleme në të tjera akse rrugore në vend, teksa temperaturat e acarta kanë ‘mbërthyer’ vendin.