MENU
klinika

Flet Manastirliu

Pandemia/ A do të ketë shtrëngim masash gjatë festave?

07.12.2021 - 22:09

Gjatë një vizite në Kukës, ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur në lidhje me rivlerësimin e masave kufizuese në prag të festave. Ajo tha se këtë vendim duhet ta marrë Komiteti Teknik i Ekspertëve pasi duhen vlerësuar dhe indikatorët e tjerë të situatës.

Manastirliu shtoi se të gjithë qytetarët duhet të vaksinohen dhe se për momentin situata në vend është e qëndrueshme.

“Dua të them që vendimet merren nga komiteti i ekspertëve. Situata po ndiqet në mënyrë dinamike. Duhet të jemi të kujdesshëm për masat duke rivlerësuar masat që kemi, Esenciale është vaksinimi si armë që kemi kundër virusit apo edhe varianteve që qarkullojnë siç është edhe Omircon. Priten informacione nga institucionet ndërkombëtare për të parë sa i rrezikshëm është ai. Vaksina është arma që ne kemi. Jemi sot këtu edhe për të vijuar fushatën e vaksinimit duke synuar që vaksinimi të shtrihet sa më shumë te të rinjtë.

Shqipëria ka një mbulesë vaksinale që po rritet dita ditës. Është situatë e qëndrueshme e vaksinimit në Shqipëri. Ne nuk do të ndalemi derisa çdo qytetar të jetë i mbrojtur përmes vaksinimit. Fushata e vaksinimit ka disa nivele të operimit. Jemi në një nivel të ri. Prej disa muajsh jemi derë më derë për qytetarët që nuk kanë mundur të shkojnë për t’u vaksinuar. Shëndeti qëndron në majë. Qeveria shqiptare ka siguruar dozat e vaksinave për popullatën dhe ne po ecim me hapa të qëndrueshëm”, tha ajo.