MENU
klinika

Përkeqësohet situata

Gjeoshkencat: Përmbytje dhe vërshime lumenjsh!

12.12.2021 - 10:39

Instituti i gjeoshkencave paralajmëron vërshime të lumenjve dhe rrëshqitje të dherave, për shkak të motit të keq.

Sipas llogaritjeve të IGJEO, ditën e sotme në qarqet Berat, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Në basenin e lumit Vjosa prurjet mund të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara kryesisht në datat 12 dhe 13 Dhjetor 2021.

Në zonat urbane në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Reshjet

Sot priten reshje mesatare pothuajse në të gjithë qarqet, ato do të arrijnë lokalisht deri intensive në qarqet Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në zonat jugore të territorit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në lartësitë mbi 400 m në verilindje dhe juglindje reshjet priten të jenë në formë dëbore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 12 °C

në vendet e ulëta: 6 / 11 °C

në vendet malore: 0 / 5 °C